Kabul, 18 maj – Luftimet e ashpra në mes forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talebanë kanë vazhduar pas një armëpushimi tre-ditor të respektuar nga të dy palët gjatë festës islame të Fitër Bajramit, kumtuan autoritetet lokale.
Forcat e sigurisë kanë filluar operacionet në zonat afër Lashkar Gaha, kryeqyteti i provincës jugore Helmand, në të cilën 34 militantë janë vrarë, sipas kumtesës nga shefi i policisë provinciale.
Në provincën veriore të Baglan, forcat e sigurisë vranë 25 militantë në zonën Baglan Markazi, thuhet në kumtesën e Ministria së Mbrojtjes.
Luftime të ashpra shpërthyen në zona pranë kryeqyteteve provinciale të Helmand dhe Baglan para armëpushimit tre-ditor.
Autoritetet afgane kumtuan se talibanët kanë shtuar sulmet e tyre që kur Uashingtoni njoftoi planet për tërheqjen e të gjithë trupave amerikane deri më 11 shtator.