Në Xhalalabad sot janë varrosur tre gazetaret të cilat kanë punuar për televizionin Enikas, ndërsa u vranë në dy sulme derisa e janë larguar nga vendi i punës.
Përgjegjësinë për sulmet e ndërmori dega e Shtetit Islamik.
Miq, kolegë dhe anëtarë të familjeve për gazetaret e vrara dërguan apel që të ndërpritet dhuna, që është në rritje pasi vitin e kaluar filluan negociata midis Qeverisë afgane dhe talebanëve. Ata pohojnë se kryengritësit i sulmojnë gazetarët, aktivistët dhe gjyqtarët, të cilët i konsiderojnë për kundërshtarë të tyre.
Në dhjetor në Xhalabalad u vra edhe një gazetare e televizionit Enikas.
Afganistani është një ndër vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët. Të paktën nëntë gazetarë janë vrarë nga fillimi i negociatave paqësore, që filluan në shtator të vitit të kaluar.