Kabul, 31 maj – Në Afganistan, më shumë se 860 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, që është numri më i madh i të infektuarve të rinj në një ditë në këtë vend.
Sipas Ministrisë afgane të Shëndetësisë, gjithsej 14.525 njerëz janë infektuar dhe 249 kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Sidoqoftë, sipas BBC, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është shumë më i lartë se ai zyrtar, sepse sistemi shëndetësor në Afganistan është në kolaps.