Athinë, 22 qershor – Një shtetas i huaj i cili në automobilin e tij ka transportuar 12 emigrantë ilegal, mes të cilëve edhe tre fëmijë, është arrestuar në afërsi në kufirit me Maqedoninë e Veriut, me qëllim ilegalisht ta braktis Greqinë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, përcjell Koha.mk
Siç kumtoi policia greke, në afërsi të qytetit grek Pela shoferi i automjetit nuk është ndalur në shenjën e policëve dhe e ka rritur shpejtësinë që të arratiset, por është kapur dhe arrestuar, pas së cilës janë zbuluar emigrantët, ndërsa qëllimi ka qenë përmes kalimit ilegal t’i nxjerr nga Greqia. Policia greke e ka konfiskuar automjetin, ndërsa i arrestuari është nxjerrë para prokurorit publik. (koha.mk)