Roja bregdetare spanjolle kumtoi se në tre operacione në Detin Mesdhe ka shpëtuar 418 emigrantë.
Spanja është vendi i tretë në Bashkimin Evropian, pas Italisë dhe Greqisë, në të cilën vijnë numri më i madh i emigrantëve përmes Detit Mesdhe.
Çështja e emigrantëve do të jetë nesër në rend dite të mini samitit në Bruksel, të cilin e bojkotojnë vendet e grupit të Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, të cilët nuk duan të pranojnë emigrantë.