Lubjanë, 6 nëntor – Të paktën 76 shtetas dhe kompani sllovene janë përmendur në dokumentet që vijuan në aferën “Dokumentet e parajsës”, midis të cilave është edhe emri i tatimpaguesit më të madh në Slloveni. Në dokumentet u gjet edhe emri i ish-shefit të drejtorisë tatimore sllovene, Ivan Simiç, njoftuan sot mediat sllovene. Dokumentet, e quajtura “Dokumentet e parajsës”, janë zbardhur nga ndërmarrja e avokatëve “Epëlbaj”, e themeluar në Bermudet dhe kompania “Ejzhasiti trast” nga Singapori, ndërsa i ka furnizuar gazeta gjermane “Zidojçe cajtung”, e cila i ndau me Konsorciumin ndërkombëtar për gazetarë hulumtues (ICIJ).
Me Konsorciumin ndërkombëtar për gazetarë hulumtues (ICIJ), kanë bashkëpunuar edhe gazetarët nga gazeta “Delo” e Lubjanës, të cilët në ditët në vijim do të zbulojnë se cilat kompani dhe individë sllovenë, në bazë të dokumentacionit, ishin nën dyshimin se i fshehin paratë në oazat tatimore dhe shmangin pagesën e tatimit në atdheun e tyre. Midis tyre është edhe Ivan Simiç, i cili kompaninë e tij të konsultimit e ka transferuar në Qipro, që kur ishte në krye të drejtorisë doganore sllovene, ndërsa tani është këshilltar i atyre të cilët dëshirojnë të themelojnë kompani në atë vend, shkruan “Dello”.
Simiç për gazetën deklaroi se në këtë nuk sheh asgjë kontestuese dhe se shumë herë ka sqaruar në opinion se Qiproja nuk është oazë tatimore, sepse bëhet fjalë për anëtare të Bashkimit Evropian dhe se sllovenëve, si vend ku tatimet mund të minimizohen, më interesante u është Malta. Por, midis atyre, për të cilët Simiç ka qenë konsultues tatimor përmes kompanive të tij të huaja, u gjet edhe Zllatan Kudiq, themeluesi i kompanisë e cila në Slloveni llogaritet si debitor më i madh tatimor, shkruan “Dello”.