Ohër, 11 maj – Në aeroportin e Ohrit “Shën Apostol Pali” sot arriti grupi i parë i përbërë prej 180 turistëve nga qyteti holandez Ajntovën, të cilët në mënyrë të organizuar do t’i kalojnë pushimet në rivierën Ohër-Strugë nëpërmjet aranzhimeve të operatorit turistik “TUI”.
Fluturimet sezonale në relacion Ajntovën-Ohër-Ajntovën do të operojnë deri me 21 shtator, dy herë në javë çdo të hënë dhe çdo të premte.
“Jemi shumë të lumtur që “TUI” e zgjeron operimin e tij, duke sjellë më shumë udhëtarë në aeroportin e Ohrit, që domethënë edhe më shumë turistë në liqenin e bukur të Ohrit. Shpresoj se aranzhimet e “TUI” do të tërheqin jo vetëm turistë nga Holanda, por edhe turistë nga vendet e tjera të Evropës, të cilët do t’i zbulojnë bukuritë natyrore të Maqedonisë dhe do të bëhen vizitorë të rregullt”, tha drejtori gjeneral i “TAV Maqedoni” Alper Ersoj.
Aeroplanët e “TUI” tanimë operojnë në linjën Amsterdam-Ohër-Amsterdam, duke sjellë turistë holandezë në rivierën Ohër-Strugë, ndërsa Ajntovën e vendos si lidhjen e dytë ajrore me aeroportin e Ohrit.
Vlerësohet se nëpërmjet fluturimeve sezonale nga Ajntovën në aeroportin e Ohrit do të arrijnë deri 3,5 mijë udhëtarë, ndërsa duke përfshirë fluturimet nga Amsterdami në Ohër të udhëtojnë rreth 15 mijë turistë nga vendet e Beneluksit.
“TAV Maqedoni” ka sezon veror të frekuentuar në aeroportin e Ohrit. Këtë vit sezoni veror u hap më 15 prill, me startin e linjës së re ajrore Stamboll-Ohër-Stamboll nga kompania ajrore “Onur er”.
Përveç Stambollit dhe Ajntovën, si drejtime të reja në aeroportin e Ohrit gjatë verës 2018, do të hapen edhe fluturimet nga Talini dhe Varshava.
Me këto katër linjat e reja për vitin 2018 dhe të tanishmet deri në Amsterdam, Bruksel, Tel Aviv dhe Katovice, aeroporti i Ohrit “Shën Shën Apostol Pavle” i ka tetë destinacione sezonale. Për momentin nga aeroporti i Ohrit operojnë edhe tre linja të rregullta ajrore gjatë gjithë vitit: Bazel, Cyrih dhe Londër. Nga nëntori i vitit 2018 “Viz er” do të hap linjën e re për Vjenë, si linjë të rregullt, operative gjatë gjithë vitit.