Athinë, 2 korrik – Mbi 4.000 teste për Kovid-19 janë bërë në tetë nga 27 aeroportet greke, që janë hapur dje deri në ora 20, sipas informatave të televizionit grek “Skaj”, por me siguri do të jenë më tepër duke marrë parasysh atë se algoritmi special në pajtim me të dhënat e udhëtarëve ka parashikuar se duhet të bëhen mbi 5.600 teste, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas informatave të njëjta, në një pjesë të aeroporteve janë bërë më shumë teste se sa janë planifikuar, respektivisht se ajo që është paraparë në pajtim me të dhënat e parashtruara përmes platformës speciale për turistët.
Ashtu, në aeroportin e Athinës janë bërë mbi 2.000 teste, edhe pse janë planifikuar 1.200, në Selanik 400, në Kretë 500, në ishullin Skiatos 66, në vend të planifikuarat 60, e tjerë.
Mesatarisht, rreth 20 udhëtarë nga çdo fluturim nuk e kanë plotësuar formularin e obliguar për udhëtim në Greqi.
Mediat greke komentojnë se brengosje shkaktojnë të dhënat e publikuara dje lidhur me rastet pozitive në Kovid-19 në vend, duke marrë parasysh se nga 23, dhjetë janë “të importuar” nga jashtë, respektivisht katër kanë qenë nga testet e bëra në vendkalimin kufitar “Promahonas”, po aq nga fluturime nga vendet e huaja dhe dy persona të cilët në Greqi kanë hyrë nga Shqipëria.