Shkup, 3 nëntor – Kryetari i ri i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, gjendet para një sfide serioze edhe atë se si të menaxhojë funksionimin e administratës së komunës pasi në të ka 420 të punësuar. Prej tyre, 90 janë të obliguar për mirëmbajtjen e higjienës në territorin e Karposhit, ndërsa të tjerët, rreth 300 janë të punësuar në administratë. Për shembull, vetëm në pjesën pranuese të arkivit të komunës punojnë dhjetëra njerëz. Këta numra janë larg atyre që vijnë nga komunat tjera që janë me numër më të madh banorësh. Për krahasim, të dhënat jozyrtare të Komunës Aerodrom thonë se aty janë të punësuar dy herë më pak, edhe atë rreth 200 persona, njofton Koha. Kreu i ri ka mohuar akuzat se janë larguar rreth 100 persona. Në punë më 1 nëntor në komunë nuk shkojnë 42 persona marrëveshja punës e të cilëve ka skaduar me 31 tetor. Mes tyre ka pasur njerëz të evidentuar në një vend pune tjetër, ndërsa kanë punuar diçka tjetër ose nuk janë paraqitur fare në punë. Siç sqarojnë organet e reja lokale, marrëveshja e punës u ka skaduar rreth 170 të punësuarve prej të cilëve marrëveshjen e kanë vazhduar 130 personave, derisa atë nuk e kanë bërë 42 personat e përmendur më lartë. Se si është gjendja me buxhetin e Komunës, do të dihet në periudhën e ardhshme kur të bëhet revizioni sepse Bogoev e morri funksionin para dhjetë ditësh. Pranim-dorëzimi i mandatit ishte në mënyrë të qetë dhe atmosferë korrekte, por siç spekulohet, ditën kur ish kryetari Stevço Jakimovski e la kabinetin, llogarit e komunës janë bllokuar për shkak borxheve ndaj një firme. Sot, për herë të parë që kur Bogoev është në Karposh, Komuna e ka llogarinë e debllokuar.