Në mbledhjen e fundi të Qeverisë u miratua vendimi për hapjen e nëntë Qendrave të reja për zhvillim të fëmijërisë së hershme. Siç njoftojnë nga kabineti qeveritar, ministrat në seancën e sotme të qeverisë e kanë pranuar informacionin mbi kursin dhe progresin për të hapur Qendra për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Maqedoni.
“Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2016, në 15 komuna janë hapur 29 qendra të tilla. Prej tyre, 4 janë institucione publike për fëmijë – qendra të zhvillimit të fëmijërisë së hershme, dhe 25 janë pjesë e institucioneve për fëmijë – kopshte. Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 1345 fëmijë. Përveç kësaj, në bazë të referencës së zyrës së UNICEF-it në shkurt të vitit 2017, nëntë komuna të reja në vend do të mbështetet nga UNICEF-i për hapjen e Qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijërisë, duke filluar nga Radovishi, Struga, Krivogashtani, Vinica, Gostivari, Ohri, Koçani, Tetova dhe Kumanova “, thonë nga qeveria.