Të paktën 79 njerëz janë lënduar dhe 15 janë shtrirë në spital pas shpërthimit që ndodhi në një fabrikë ruse që prodhon eksplozivë.
Këtë e tha sipas Euroneës në një deklaratë Ministir e Shëndetësisë në Rusi, transmeton Klan Kosova.
Shpërthimi ndodhi në fabrikën “Kristall” në Dzerzhinsk, rreth 400 kilometra në lindje të Moskës. Qyteti ka më shumë se 240,000 banorë.
Ministria e Shëndetësisë tha se 38 nga të lënduarit janë punëtorë të fabrikës ndërsa 41 janë banorë të qytetit, asnjë nga të lënduarit nuk është fëmijë/
Agjencia e lajmeve ruse Interfax ka raportuar se drejtori i fabrikës ishte përjashtuar nga puna një ditë më parë për shkak të thyerjes së rregullave të sigurisë.
Një shpërthim tjetër ndodhi në këtë fabrikë më 4 prill.