Është rritur numri i viktimave duke shkruar në 35, nga shembja e një ure në Gjenova të Italisë, thonë shërbimet emergjente, shkruan BBC.
Një pjesë prej 200 metrave e urës Morandi, e cila ishte pjesë e autostradës A10, është shembur gjatë një stuhie të ashpër.
Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit e ngecur në automjete të shkatërruara dhe në rrënoja.
Frika se pjesët e tjera të urës mund të bien kanë nxitur evakuimin e ndërtesave në zonë, tha një shpëtimtar për agjencinë e lajmeve Ansa të Italisë.