Shkup, 11 qershor – Paradite rreth orës 11 pjesa më e madhe e autobusëve të NTQ kanë vozitur pa lëshuar kondicionerët edhe pse temperaturat tregonin mbi 30 gradë Celsius, transmeton KOHA.
“Kam kondicioner por nuk punon. Pjesa më e madhe e autobusëve kanë problem me rrypat për shkak të cilave nuk mund ti lëshojnë kondicionerët. Vazhdimisht informojmë për këtë problem, por deri tani nuk ka pasur ndryshime”, ka thënë tv Telmës një shofer i NTQ- Shkup.
Brenda autobusëve udhëtarët i kanë hapur dritaret që të futet ajri dhe të shkaktojë shkuj që të ul temperaturat.
Nga NTQ thonë se janë gjithsej 12 autobusë që kanë problem me kondicionerët dhe se po merren masa për sanimin e defekteve.