Në 28 vendet e BE-së gjatë vitit 2008 vdiqën 25 mijë vetë në aksidente trafiku

7

Aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur në shtetet e Bashkimit Evropian (BE), gjatë vitit 2018, kanë shkaktuar vdekjen e 25.100 personave, bëri të ditur Violeta Bulc, komisionere e BE-së për Transport.

Bulc, në një konferencë shtypi në Komisionin e BE-së, dha vlerësime në lidhje me aksidentet rrugore të vitit 2018.

Ajo theksoi se BE-ja ka arritur përparim të rëndësishëm vitet e fundit në sigurinë rrugore, por se gjendja aktuale nuk është në nivelin e duhur, raporton AA. Ajo tha se duhet merren hapa konkrete dhe të shpejtë.

“Në 28 vende anëtare të BE-së në vitin 2018, për shkak të aksidenteve rrugore kanë humbur jetën 25.100 persona”, u shpreh Bulc.

Bulc, shtoi se rrugë më të sigurta gjatë vitit 2018 kanë pasur Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda.