Shtatë persona janë lënduar lehtë në gjashtë prej gjithsej 13 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë është shkaktuar dëm material. Policia rrugore dje ka sanksionuar 29 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tre shoferë të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe 19 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 71 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave. Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 63 automjete.