Sipas të dhënave të Institut për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 6.928 teste, ndërsa janë regjistruar 1.732 raste të reja me KOVID-19, shtatë të vdekur dhe 1.035 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga 1.732 raste të reja në Shkup janë-788, Manastir-159, Prilep-95, Kumanovë-79, Ohër-57, Kavadar-47, Veles-45, Kërçovë-38, Tetovë-35, Shtip-34, Strumicë-33, Resnjë-31, Gostivar-30, Negotinë-29, Gjevgjeli-27, Koçan-26, Radovish-24, Dellçevë dhe Krushevë- nga 20, Strugë-18, Vallandovë-16, Demir Hisar-14, Sveti Nikollë-13, Berovë-12, Bogdanc-11, Kriva Pallankë-10, Probishtip-5, Dibër, Vinicë dhe Kratovë-nga 3, Makedonski Brod, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenicë – nga 2, Pehçevë – 1.
Nga numri i përgjithshëm i raste pozitive (1.732) janë regjistruar 204 të riinfektuar.
Nga shtatë personat e vdekur dy janë nga Shkupi (68 dhe 88 vjeç), dhe Velesi (57 dhe 83 vjeç) dhe nga një persona nga Prilepi (84 vjet), Kavadari (69 vjet) dhe Sveti Nikollë (79 vjet). Personat e regjistruar kanë vdekur në kushte spitalore.
Nga 1.035 pacientët e shëruar nga Shkupi janë 659, Manastiri-114, Prilepi-52, Kavadari-32, Shtipi- 22, Kumanova-18, Tetova-11, Ohri, Strumica dhe Negotina-nga 10, Resnja, Gjevgjeli dhe Struga- nga 9, Gostivari dhe Radovishi – nga 8, Velesi dhe Bogdanci – nga 7, Krusheva dhe Kriva Pallanka – nga 6, Probishtipi – 5, Kërçova, Dellçeva Vallandova dhe Demir Hisar – nga 4, Koçan – 3, Sveti Nikollë-2, Demir Kapi dhe Pehçevë – nga 1.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me virusin korona nga “Termini Im”, janë regjistruar gjashtë persona të vdekur nga Shkupi (3), Ohri (1), Kavadari (1) dhe Kumanova (1), të moshës prej 0-91 vjeç. Të regjistruarit kanë vdekur në periudhën nga data 24.12.2021-11.01.2022. Nga gjashtë të vdekurit, katër kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa dy në kushte shtëpiake.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.692.991 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid-19 prej fillimit të epidemisë është 241.651, numri i pacientëve të shëruar është 218.340, i të vdekurve 8.083, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.228.