Shkup, 11 korrik – Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej dhjetë aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material, njofton Koha.mk
Sipas të dhënave të SPB-së Shkup, policia ka sanksionuar tre shoferë të cilët kanë ngasur nën ndikim të alkoolit, nëntë para se ta marrin patentë shoferin dhe dy shoferë fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar gjashtëmbëdhjetë shoferë për shkak të shpejtësisë së madhe nga e lejuara dhe nëntë automjete të paregjistruara.
Për parkim të paligjshëm janë sanksionuar gjashtëmbëdhjetë shoferë, për shkak të shpejtësisë më të madhe nga e lejuara dhe nëntë automjete të paregjistruara.
Për parkim të paligjshëm janë dhënë 75 sanksione, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 60 automjete.
Janë sanksionuar tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar, dhjetë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe të semaforit, një për parkim të paligjshëm, katër për arritje të paligjshme, 16 për mosmbajtje të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve gjatë ngasjes së automjetit motorik dhe një për përdorim të celularit gjatë ngasjes së automjetit. (koha.mk)