Thatësira e viteve 2013-2014, edhe pse shkaktoi shumë probleme me ujë në Kosovë, po cilësohet si mesatare
Por, nëse në vitet e ardhshme ndodhin thatësira të tilla, Kosova nuk do të mund t`i përballojë ato. Banka Botërore ka bërë një raport ku vlerësohet se Kosova gjatë 20 vjetët e ardhshme do të ballafaqohet me pakësim të sasisë së ujit. Dhe zgjidhje e vetme për të pasur ujë mjaftueshëm është krijimi i resurseve të reja akumuluese.
Sipas masterplanit të ujërave, të hartuar në vitin 1983, në Kosovë duhet të ndërtohen edhe 17 akumulime të reja të ujit për të përballuar nevojat e qytetarëve, të cilat janë çelës kyç për zhvillimin ekonomik, energjetik, e industrial të vendit, raporton televizioni publik. Vlerësohet se Kosova ka vetëm 16% të mesatares rajonale të burimeve të ripërtërishme të ujit. Në 20 vitet e ardhshme pritet që të gjitha luginat e ujërave në Kosovë (Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepenci) të ballafaqohen me zvogëlim të sasisë së ujit në raport me kërkesën. Këto janë disa nga gjetjet e raportit të ri të Bankës Botërore për Kosovë.
Sipas masterplanit të ujërave, të hartuar në vitin 1983, në Kosovë duhet të ndërtohen edhe 17 akumulime të reja të ujit për të përballuar nevojat e qytetarëve, të cilat janë çelës kyç për zhvillimin ekonomik, energjetik, e industrial të vendit, raporton televizioni publik.
Vlerësohet se Kosova ka vetëm 16% të mesatares rajonale të burimeve të ripërtërishme të ujit. Në 20 vitet e ardhshme pritet që të gjitha luginat e ujërave në Kosovë (Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepenci) të ballafaqohen me zvogëlim të sasisë së ujit në raport me kërkesën. Këto janë disa nga gjetjet e raportit të ri të Bankës Botërore për Kosovë.