Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 12 fatkeqësi komunikacioni. Në njërën prej tyre, një person është lënduar rëndë, në gjashtë të tjera shtatë persona janë lënduar më lehtë, ndërkaq në pesë është shkaktuar vetëm dëm material.
Policia rrugore gjatë ditës së kaluar ka sanksionuar dy vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një vozitës e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni. Gjashtë vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 13 vozitës nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur telefonat celular, si dhe 15 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetet pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruara. Janë hasur 13 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar gjithsejt 52 automjete.