Meksiko Siti, 15 shtator – Ekipet e mjekësisë ligjore arritën të identifikojnë 44 trupa, të gjetur në një bunar në shtetin meksikan Jalisko, në afërsi të qytetit Guadalahara, njoftuan agjencitë botërore, pwrcjellw KOHA.
Mediumet lokale transmetojnë se bëhet fjalë për mbetje të njerëzve të cilët të cilët janë vendosur në 119 thasë të zinj. Trupat janë zbuluar në fillim të muajit kur banorët lokalë u ankuan për aromë të pakëndshme që po vinte prej atje.
Jalisko është i njohur për narko kartelët më të fuqishëm meksikanë dhe kjo është varreza më e madhe që është gjetur sivjet në këtë shtet. (koha.mk)