Pesë persona janë lënduar lehtë në pesë prej gjithsej 11 aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të shkeljeve, në mesin e së cilëve 42 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, tre shoferë nuk i kanë respektuar semaforët, dy shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim, shtatë shoferë fillestarë kanë bërë shkelje mbi baza të ndryshme, si dhe 17 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur 52 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave. Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 76 automjete.