Shkup, 6 prill – Ministri për Diasporë, Edmon Ademi po qëndron për vizitë pune në Itali, në suaza të së cilës sot në Abruco- Akile dhe Poxhio Picençe mori pjesë në ceremoninë për shënimin e 10 vjetorit nga tërmeti në Akile.
Ceremonia, siç njoftojnë nga kabineti i ministrit, u hap me fjalën përshëndetëse nga ana e kryetarit të komunuës Poxhio Picençe, Antonelo Gialoreto dhe ministrit Ademi.
Ademi në fjalën e tij përshendetëse ka vënë theksin mbi solidaritetin, vullnetin e mirë dhe dëshirën e madhe për të ndihmuar, që dolën nga tërmetin katastrofal në rajonin Abruzzo- Akile, ku jetën humbën 309 persona, nga anë të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve edhe 5 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Fotografitë dhe kujtimet e shënimit të fatkeqësisë, na japin mesazh të fuqishëm dhe të qartë, se vetëm të bashkuar mund t’u dalim ballë sfidave, qofshin ato shoqërore apo natyrore”, theksoi Ademi.
Gjatë ceremonisë u inaugurua edhe pllaka përkujtimore me emrat e viktimave nga tërmeti, si dhe u promovua një libër lidhur me këtë rast.
Në suaza të vizitës së rajonit Abruco, ministri Edmond Ademi ka realizuar takim me kryetarin e rajonit Abruco, Emanuele Imprudente, kryetarin e komunës Poxho Picence, Antonelo Gialoreto, si dhe një sërë takimet me përfaqësues të diasporës tonë, e cila jeton në këtë rajon.