Gara e këngës “Eurovision” ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të nisin provat e para skenike të këngëtarëve të cilët do të marrin pjesë në festivalin e këtij viti.
“Eurovisioni” po ashtu ka publikuar pamje nga hapësira ku do të zhvillohet gara e madhe europiane e që vjen me disa ndryshime për shkak të pandemisë me virusin korona.
Siç shihet në foto, të gjitha përgatitjet teknike janë kryer tashmë në stadiumin ku do të mbahet kjo ngjarje. Ndërsa ajo që bie në sy është se për dallim nga vitet e kaluara, në pjesën e fushës do të qëndrojnë vetëm ekipet e shteteve pjesëmarrëse.
Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse në vitin 2021.
Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, më 20 maj, derisa gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 18 maj.
Shqipëria në garën e sivjetme garon me Anxhela Peristerin dhe këngën e saj “Karma”, ndërsa Maqedonia e Veriut do të marr pjesë me këngëtarin – Vasil Garvanliev, me këngën “Këtu unë qëndroj”.