Floyd Mayweather thotë se ndeshja e Tokios do të bëhet, pastaj e mohon…pastaj e pohon – dhe tani është shprehur për TMZ Sports se si do të zhvillohet. Floyd u përfol se do të ndeshej me kickboxer-in 20-vjeçar Tenshin Nasukawa më 31 dhjetor, por së fundmi është tërhequr, duke thënë se është mashtruar nga japonezët shkruan Telesport, transmeton GazetaBlic.
“Do ta bëjmë ndeshjen,” është shprehur Floyd këtë herë. Pyetja është nëse do të jetë në boks, kickbox apo MMA?
“Rregullat? Do të jetë një ndeshje boksi. Pa shkelma. Do të dueloj me atë tipin për nëntë minuta, dhe patjetër që do të jetë ndeshja më fitimprurëse e historisë.”
Gjëja e vetme që po shtyn ish-boksierin e pamposhtur është paraja. “Normalisht. Vetëm se jam një boksier në pension, nuk do të thotë se nuk mund të bëjë ndeshje të tilla nëpër botë që do të ishin shumë fitimprurëse.”