Qytetarët e Maqedonisë së Veriut,Izraelit, Turqisë dhe Serbisë që vijnë në Bullgari nga dita e enjte duhet të kenë certifikatë të gjelbër dhe test PCR negativ. Kjo është urdhër nga ministrja bullgare e Shëndetësisë Asena Sherbezova.
“Prej të enjten më 20 janar shtetasit e RMV-së, Izraelit, Turqisë dhe Serbisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që arrijnë në vendin anëtarë të BE-së, zonës ekonomike të BE-së, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut, Republika e Maqedonisë së Veriut, Izraeli, Turqia dhe Serbia, e cila ndodhet në zonën “e kuqe”, lejohen të hyjnë në territorin e Bullgarisë duke dorëzuar certifikatë digjitale të vlefshme të BE-së për KOVID për vaksinim ose tejkalim të sëmundjes, me rezultat negativ nga testi PCR deri më 72 orë para hyrjes”, thuhet në qendrën e shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjithashtu më 20 janar, “zona e kuqe” përfshin Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kolumbinë, Republikën e Maldiveve, Fixhin, Republikën Demokratike të Sao Tome dhe Principe, Sent Vincentin dhe Grenadinet.