Shkup, 13 gusht – Qeveria do të implementojë sistem të ri elektronik për planifikim strategjik dhe përgatitjen e Programit të saj vjetor për punë dhe vendosjen e tij në funksion.
Siç informoi pres shërbimi qeveritar, Qeveria në seancën e sotme do ta shqyrtojë dhe miratojë Informacionin për implementimin e sistemit të ri elektronik për planifikim strategjik dhe përgatitjen e Programit vjetor për punë të Qeverisë dhe vendosjen e tij në përdorim.
Sekretariati i përgjithshëm është i angazhuar të hartojë Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e metodologjisë për planifikim strategjik dhe përgatitjen e Programit vjetor për punë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.