Shkup, 13 shkurt – Hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, e Marrëveshjes së Prespës me këtë edhe e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut sipas zëdhënsit Hoxha vjen pasi që Greqia dërgoi notë verbale në Maqedoni se e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, njofton Koha.
“Në afat prej tre ditëve, të gjitha institucionet duhet që në mënyrë përkatëse t’i ndryshojnë memorandumet, materialet e shtypura, dosjet, indikatorët, në afat prej dy javëve, ndërkaq ministria e Punëve të Jashtme t’i ndërrojë tabelat e ministrisë, por edhe vulat dhe pullat në afat prej dy javëve, ndërkaq përfaqësitë diplomatiko-konsullore në afat prej tre javëve. ”, tha Hoxha.
Sipas zëdhënsit Hoxha vendkalimet kufitare të cilët gravitojnë në komunat në të cilat përveç gjuhës maqedonase, shfrytëzohet edhe gjuhë tjetër zyrtare, si psh. në Tetovë-Jazhincë do të jetë në tre gjuhë. Pra tabelat do të jenë me mbishkrime në gjuhët që përdoren në kuadër të nivelit lokal.
“Doganat e Maqedonisë në afat prej tre ditëve do të duhet t’i ndryshojnë të gjitha tabelat në përputhje me ndryshimet kushtetuese dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në vendkalimin kufitar Tabanovcç në Kumanovë me Republikësn e Serbisë përveç që do të jetë e shkkruar në gjuhën shqipe ekzistonë mundësia të shkruhet edhe në gjuhën serbe” tha Hoxha.
Ndërsa sa i përket targave të veturave Hoxha tha se do të mbajnë shënimin “NMK”.
“Pas pesë muajve pritet që Ministria e Brendshme të fillojë me dhënien e targave të reja. Në ndërkohë, MPB përkohësisht do të sigurojë afishe me shenjënn “NMK” për targat regjistruese të veturave. MPB do të duhet të ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbatimin e vendimit në periudhën në vazhdim që të krijojë kushte teknike për dhënien e dokumenteve të reja për udhëtim. Dhënia e pasaportave të reja do të duhet të fillojë nga fundi i vitit 2019-të. Në periudhën e ndryshimeve, gjatë hyrjes dhe daljes nga Maqedonia, dokumenteve të udhëtimit do t’u vendos vulë në të cilën do të sqarohet se këto qytetarë i përkasim Republikës së Maqedonisë së Veriut. E njëjta do të vlejë edhe me pasaportat, për të cilat dikasteri i Brendshëm ka nisur procedurën e tenderimit. Deri në fund të vitit 2019 , qytetarët që do të palikojnë për pasaportat e reja do të jepen me emrin e vjetër dhe me afat afat prej 5 viteve, ndërsa pasaportat që kanë afat më shumë se 5 vite, nga viti 2024 nuk do të vlejnë dhe me aplikimin për paspaortë të ndryshimin e emrit qytetarët do të paguajnë nga xhepi i tyre”, tha zëdhënsi Hoxha. (koha.mk)