Diplomati serb Zoran Milivojeviq mendon se ndryshimi eventual i preambulës së Kushtetutës, që do t’i referohej përkufizimit të saktë të katër komunave në veri të Kosovës si pjesë integrale e Serbisë, nuk do të kontribuonte në forcimin e pozitës ndërkombëtare dhe negociuese të vendit të tij.
Një propozim i tillë, sipas mendimit të tij, do të thotë që Serbia paraprakisht e njeh Kosovën, devijon nga Kushtetuta e saj dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.