Shkup, 17 korrik – Qeveria në procedurë kuvendore i lëshoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, konfirmojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi.
Propozimi i Qeverisë tashmë është vendosur, në procedurë urgjente, në seancën e sotme plenare të Kuvendit, ku reagoi opozita.
Ndryshimet parashikojnë që anëtarët e KSHZ-së të zgjidhen me shumicë të thjeshtë me 61 deputetë, ndërsa jo siç është deri më tani me dy të tretat.
Qëllimi është që të zhbllokohet zgjedhja e KSHZ-së që të mund të fillojnë përgatitjet për referendumin.