Shkup, 8 janar – Grupi parlamentar i partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE edhe mëtej mund të zvoglohet, ka mundësi që nga rradhët e saj të përjashtohen edhe deputet tjerë të cilët ka mundësi që të votojnë ndryshimet Kushtetuese, njofton Koha.
Një gjë të till e ka bërë të ditur edhe zëvëvndës-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Ai thotë se nuk do të përjashtohen vetëm deputetët të cilët do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, por edhe ata të cilët do të nxisin ta bëjnë atë, siç ishte rasti me ish-ministrin Nikolla Todorov, Mitko Jançev, Sasho Mijallkov.
Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se ndryshimet Kushtetuese mund të marrin bekimin e 85 deputetëve.
Përndryshe Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, kohë më parë ka shkarkuar tetë deputetë nga radhët e saj të cilët votuan për hapjen e nevojës për ndryshime Kushtetutese. (Koha.mk)