Shkup, 14 janar – Eksperti belg dhe ndërmjetësi i Bashkimit Evropian (BE) për hartimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhaute, në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka uruar Maqedoninë për përmbylljen e procesit të ndryshimeve Kushtetuese, informon Koha.
Ai ka theksuar se është koha që shteti të tregojë më shumë kujdes në përmirësimin e kushteve në shëndetësi dhe arsim.
“Me të vërtet është kompromis, por i till nga i cili të gjithë qytetarët kanë dobi. Koha është që të vazhdohet përpara dhe të punohet në avancimin e prioriteteve tjera: shëndetësi, arsim, zhvillim ekonomik dhe ambient jetësor. 2019 është vit në të cilin duhet të bëhet përparim në këto fusha”, ka shkruar Vanhaute. (Koha.mk)