Shkup, 14 janar – Vendimet e Parlamentit për ndryshimet kushtetuese, të cilat të premten u votuan nga deputetët, sot edhe zyrtarisht janë shpallur në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, informon Koha.
Përveç amandamenteve, në Gazetën Zyrtare është shpallur edhe Ligji kushtetues i cili është mekanizmi kryesor për zbatimin e ndryshimeve të miratuara.
Nga këtu sipas të gjitha dispozitave më 12 janar hyjnë në fuqi ndryshimet e votuara, të cilat ndryshime nuk do të jënë të vlefshme në rast se Marrëveshja e Prespës nuk ratifikohet edhe në Parlamentin grek. (Koha.mk)