Shkup, 8 janar – Interesimi i NATO-s, që Maqedonia të bëhet anëtare e kësaj aleance politiko-ushtarake është një segment shumë i rëndësishëm edhe për stabilitetin e rajonit, kjo është porosia të cilën lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela do t’ia përcjell shefit të Zyrës së NATO-s në Maqedoni, Zoran Jankoviq në takimin e së martës, raporton Koha.mk
Nga ana tjetër Sela në pres-konferencën e tij me gazetarë në Kuvend ka theksuar se me ambasadorin Jankoviq kanë biseduar edhe për propozim-amandamentet e ASH-së, për të cilat ai vlerëson se do të sjellin më shumë stabilitet për vendin dhe rajonin.
“Mendoj se është shumë me rëndësi që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, por me atë të mos bartë me vete edhe probleme të brendshme kur të jetë pjesë e NATO-s. Në këtë kontekst janë edhe propozim amandamentet tona, që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të ndjehen të barabartë, e jo siç ka qenë praktik në 30 vitet e kaluara, kur kemi pasur dy kategori të qytetarëve qytetar-qytetar dhe vetëm qytetar. Për fat të keq propozuesi, në këtë rast Qeveria, këmngul në të parën që në Preambulën e Kushtetutës të fillohet me qytetarët dhe populli maqedonas, dhe më pas ‘si dhe qytetarët dhe pjesët e popujve’. Askush nuk duhet të frikohet nga të drejtat e barabarta, ndërsa të gjithë ne duhet të frikësohemii nga kompromiset të cilat i shohim nëpërmjet Prokuroris Speciale Publike”, tha Sela para gazetarëve.
ASH-ja ka propozuar gjashtë amandamente dhe sipas Selës me to nuk po bëhet revizion i Marrëveshjes së Ohrit, pasi që siç theksoi në vet Marrëveshjen e Ohrit theksohet se Kushtetuta duhet të harmonizohet me nevojat e qytetarëve në një shoqëri, (Koha.mk)