Urimi i parë nga Greqia për kryeministrin e Maqedonisë për ndryshimet e votuara kushtetuese arriti prej kryeministrit grek, ndërsa procesi i përfunduar me sukses tek ne, mbrëmë ishte temë kryesore e mediave greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Aleksis Cipras dje ka biseduar me homologun e tij të Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Kryeministri e uroi zotin Zaev për përfundimin e suksesshëm të procesit të revizionit të Kushtetutës së IRJM-së, në bazë të Marrëveshjes së Prespës”, kumtojnë nga kabineti i Ciprasit.
Përmes profileve zyrtare në Tuiter shkruan edhe ish-shefi i Diplomacisë greke, Nikoa Koxias, ministri i politikës digjitale, Nikos Papas, ministri i Punëve të Brendshme i Greqisë, Aleksis Haricis si edhe zëdhënësja e SYRIZA-s, Ranja Svigu.
“Bisedova me Zoranin dhe Nikollën. I përkujtuam vështirësitë, lodhjen, tensionet, besimin dhe shpresat që i kaluam duke punuar për marrëveshjen. Ëndërruam të ardhmen e përbashkët për dy popujt. Maqedonia e Veriut, mirë se erdhe në jetën tonë. Historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg”, shkroi në Tuiter, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxijas.
“Epilog pozitiv në IRJM. Rruga për një Ballkan të paqes dhe zhvillimit të përbashkët është hapur”, shkroi ministri i Politikës Digjitale, Nikos Papas.
“Rishikimi i Kushtetutës tek fqinjët është progres jashtëzakonisht i rëndësishëm. Parlamenti grek shumë shpejtë do ta mbyll çështjen e pambyllur historike, e cila e hap rrugën për paqe dhe zhvillim të përbashkët në Ballkan dhe përfundimisht i fiton nacionalizmat prej të dyja anëve të kufirit”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Aleksis Haricis.
“Disfatë e nacionalizimit dhe irredentizmit. Mesazhe të paqes, bashkëpunimit dhe pajtimit në Ballkan. Dy popujt nuk i ndan asgjë, vetëm një e ardhme e përbashkët i bashkon”, shkroi zëdhënësja e SYRIZA-s, Ranja Svigu.
Shkurt pasi përfundoi votimi në Kuvendin e Maqedonisë e deri mbrëmë vonë, rezultatet ishin temë e parë dhe kryesore në edicionet elektronike të mediave greke.
Agjencia shtetërore greke ANA-MPA në një tekst me titull “Ndodhi Maqedonia e Veriut”, e transmeton rezultatin e votimit së bashku me reagimet dhe urimet për kryeministrin e Maqedonisë.
MIA i transmeton një pjesë të titujve në mediat greke, shkurt pasi në Kuvendin e Maqedonisë me 81 vota u votuan ndryshimet kushtetuese.
Edicionet elektronike të mediave në Greqi, vetëm teknikisht dhe pa komente dhe analiza e transmetuan lajmin.
Portali informativ “Kapital”: “IRJM: Kuvendi e miratoi ndryshimin e emrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
“Katimerini”: “Kuvendi i IRJM e ratifikoi marrëveshjen e Prespës”.
“Ta nea”: “Kaloi Marrëveshja e Prespës – Zaev i tuboi 81 deputetë”.
“Efimerida ton sindakton”: “Kaluan ndryshimet kushtetuese në IRJM”.
Portali informativ “Real”: “Fitore e Zaevit: E kaluan rishikimin kushtetues fillon zbatimi i Marrëveshjes së Prespës”.
“Skaj”: “Miratohet rishikimi në Shkup, topi i Prespës në Athinë”.
Pas obligimit të përfunduar me sukses nga pala e Maqedonisë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, tani topi është hedhur në terrenin grek.
Mbetet enigmë nëse do të ketë ndryshime në qeverinë e koalicionit grek duke e pasur parasysh atë se Panos Kamenos është kundër Marrëveshjes së Prespës.
Edhe pse jozyrtarisht ishte paralajmëruar se Kamenos dhe Cipras do të takoheshin dje për të biseduar për atë ardhmen e bashkëpunimit të tyre, megjithatë takimi nuk u mbajt u anulua në kohë të pacaktuar.
Lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, në një bisedë me gazetarët para fillimit të takimit të grupit të deputetëve të partisë së tij ka deklaruar se “Derisa nuk largohet bllokada që ekziston në IRJM, u dakorduam ta shtyjmë takimin me kryeministrin”, ndërsa e anuloi edhe intervistën e tij për televizionin grek Star.
Marrëveshja e Prespës u gjet edhe në agjendën e bisedimeve të kancelares gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj dyditore në Athinë.
Në takimet me Cipras dhe Pavlopulos hapur shprehu mbështetje për Marrëveshjen e Prespës.