Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 23-të, në rend dite të së cilës janë disa pika në interes të opinionit.
Siç njofton pres-shërbimi qeveritar, në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme propozues i të cilit është Ministria e Punëve të Brendshme, Propozim-rregullorja për ndryshim të Rregullores për punë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, propozues i së cilit është Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe informatën për Programin për siguri dhe shëndet gjatë punës, me Propozim-program dhe Propozim-plan aksional për zbatim të Strategjisë për siguri dhe shëndet gjatë punës 2020, propozues i së cilit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.