Shkup, 11 janar – Komisioni kuvendor për Shëndetësi në seancën e sotme me katër vota të “abstenuara” dhe dy “kundër” e vijoi procedurën e mëtejme të seancës plenare në Kuvend të Propozimi-ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit në procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët e LSDM-së dhe BDI-së.
Qëllimi i ndryshimit është fshirja e një paragrafi të ligjit i cili e definon hapësirën për pirjen e duhanit jashtë objektit hotelierik. Hotelierët dhe mjekët në opinion debatuan në dhjetor këmbyen qëndrime të ndryshme lidhur me propozimin. Mjekët vlerësojnë se me ligjin aktual është arritur ulje e konsiderueshme të pirjes së duhanit te të rinjtë, ndërsa për hotelierët ligji duhet të ekuilibrohet edhe për duhanpirësit edhe për jo duhanpirësit.
Nga anëtarët prezentë në seancën e sotme nuk kishte vota “pro” propozimit. Katër abstenuan dhe dy ishin kundër. Kryetarja e Komisionit Mirsada Emini-Asani nga BDI-ja, e cila votoi kundër, tha se është mirë që ka pasur mundësi të dëgjohen të gjitha palët dhe secili të japë qëndrimin e tij për këtë ligj para se ai të vazhdojë në procedurë të mëtejme.
Krahas saj, kundër propozimit votoi edhe deputeti Goran Milevski nga PLD. Tha se nuk mund të dakordohet me propozuesit e ligjit se ndalesa e ka zvogëluar qarkullimin dhe frekuentimin e kafeneve dhe kazinove.
Sipas të dhënave që u prezantuan në debatin publik për propozim ligjin, 640.000 njerëz në Maqedoni apo 37 për qind janë duhanpirës dhe qytetarët e Maqedonisë janë të tretët në botë sipas numrit të cigareve të pira në vit. s