Propozim ndryshimet në Kushtetutën e Turqisë, Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) javën e ardhshme do t’i parashtrojë në shqyrtim në Parlament. Zhvillimi i tillë i ngjarjeve u paralajmërua në kumtesën e sotme të përbashkët të kryeministrit Binali Jilldirim dhe kryetarit të Partisë të Aksionit Kombëtar, Devlet Bahçeli, transmetoi TASS. Jilldirim sot u takua me Bahçelin që t’i shqyrtojnë planet për reformën kushtetuese, me të cilën do të zgjerohen kompetencat e presidentit Rexhep Taip Erdogan. Kryeministri dhe lideri i APK-së kërkoi mbështetjen nga Partia e Aksionit Kombëtar për votimin në Parlament, që do të sjellë deri në konvokim të referendumit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me qëllim që vendi të vendosë sistem presidencial të qeverisjes, thonë mediat amerikane. Pas takimit me Bahçelin kryeministri Binali Jilldirim njoftoi se referendumi mund të mbahet në fillim të verës të vitit të ardhshëm, transmetuan mediat britanike.