Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli sot do t’i prezantojë ndryshimet e reja të Ligjit për automjete me të cilat do të vendosen ngjitëse ekologjike dhe subvencione për automjete elektrike dhe hibride.
Dje, ministrat e Punëve të Brendshme dhe Ekonomisë Oliver Spasovski dhe Kreshnik Bekteshi i paralajmëruan ndryshimet në Ligjin për automjete me të cilin automobilave të taksive të licencuar do t’iu vendosen tabela të verdha, ndërsa të gjithë automobilave do t’iu vendosen ngjitëse ekologjike për shkallën e emetimit të gazrave të dëmshëm.