Ndryshime të ligjeve për administratë në Kuvend

Shkup, 20 dhjetor  – Komisioni i Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot do të shqyrtojë disa ndryshime dhe plotësime që kanë të bëjnë me ligje për administratën.

Deputetët do t’i shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për nëpunës të administratës, të Ligjit për inspektim administrativ, të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, të Ligjit për themelim të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administratave dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, të Ligjit për themelim të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse dhe të Ligjit për material arkivor, të gjitha të lexim të parë. Në rend dite janë edhe Propozim ligji për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe alfabeteve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në lexim të parë, të parashtruar nga Menduh Thaçi, Bardhyl Dauti, Meral Uzeiri Ferati dhe Propozim ligji për amnisti, në lexim të parë.

Seancë sot do të mbajë edhe Komisioni për kulturë, i cili do t’i shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kulturë, të Ligjit për mbrojtje dhe trashëgimi kulturore dhe të Ligjit për veprimtari filmike, të gjitha në lexim të parë.