Në mbledhjen e Qeverisë, është përcaktuar teksti i Propozim-ligjit për pagesën e kompensimit në para të viktimave nga veprat penale, si dhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin ose ndjekjen penale të veprave penale ose ekzekutimin e sanksioneve penale, Ligjin për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për procedurën monetare, Ligjin për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje dhe Kodin Penal.
Ndryshimet në Kodin Penal, ndër tjerash, propozojnë dispozita me të cilët në të ardhmen sulmi ndaj një gazetari, kameramani ose fotoreporteri do të trajtohet njësoj si një sulm ndaj një zyrtari.
Me ndryshimet e tjera të propozuara si plotësime në Kodin Penal parashikojnë një vepër të re penale të “përndjekjes”, për të siguruar mbrojtjen e grave nga ngacmimet seksuale dhe çdo ngacmim tjetër përmes kanaleve të komunikimit, përfshirë internetin.
Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për përgjegjësi qytetare është paraparë ulje e ndjeshme e shumës që do ta paguajnë gazetarët për lëndë të humbur për shpifje ose fyerje nga 2000 eurot e parapara të maksimum 400 eurove./TV21