Shkup, 12 nëntor – Qeveria do të jetë e gatshme të nënshkruajë Aneks të Marrëveshjes me koncesionerin e aeroporteve, TAV-in turk, nëse ditëve të ardhshme miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore për partneritet privat publik dhe koncesione, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke e elaboruar propozimin buxhetin për vitin e ardhshëm.
Me aneks marrëveshjen duhet të jenë në dispozicion 35 milionë euro nga koncesioneri turk të cilat nuk u investuan në aeroportet kargo në Shtip. Nëntëdhjetë për qind e atyre parave do të shfrytëzohen për ndërtimin e ujësjellësve dhe sistemeve të kanalizimit, ndërsa një pjesë e vogël për kopshte, shkolla, salla sportive, paralajmëroi Zaevi.
Ato para janë shtesë të investimeve të planifikuara në periudhën e ardhshme në ndërtimin e ujësjellësve dhe sistemeve të kanalizimit të financuara nga burimet personale dhe nga linja kreditore nga Banka Investuese Evropiane dhe banka KFV. Njëkohësisht, informon Zaevi, përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale do t’u mundësohet komunave dhe ndërmarrjeve komunale publike të financojnë ndërhyrje investuese në pajtim me prioritetet e veta në fushën e ujësjellësit, kullimin e ujërave të zeza, menaxhim me mbeturinat e forta dhe investimeve të tjera në shërbimet komunale.
Sani Shener, drejtori ekzekutiv kryesor dhe kryetar i holdingut TAV aeroporte në shtator të këtij viti paralajmëroi se në fund zë sezonit fillojnë aktivitetet për zgjerim të aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit, ku do të investojnë 10 milionë euro. Ato para janë pjesë e 45 milion eurot e planifikuara që duhej të investohen në aeroportet aeroporte në Shtip, por janë ridrejtuar pasi hulumtimi ka treguar se nuk ka mundësi për realizimin e një projekti të këtillë.
Me 35 milionë eurot e tjera do të zbatohen projekte infrastrukturore, për çfarë tha se duhet të marrin listë nga Qeveria. Kur do ta marrin listën, siç potencoi, do të fillojnë t’i investojnë paratë. Për këtë qëllim Qeveria duhet ta ndryshojë Ligjin për koncesion, janë përgatitur të gjitha marrëveshjet dhe duhet të përmbyllet ratifikimi. (koha.mk)