Athinë, 17 qershor – Komisioni I epidemiologëve nga Ministria greke e Shëndetësisë, në takimin e sotëm, siç kumtoi zëvendësministri I Mbrojtjes Civle, Nikos Hardaljas, unanimisht vendosi ndryshime të caktuara lidhur me turizmin dhe mënyrën e hyrjes në vend, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç sqaroi Hardeljas, për vendet nga lista e gjelbër do të lejohet hyrja me test rapid (të shpejtë) në vend të PCR, ndërsa për fëmijët nën 12 vjeç, nuk do të nevojitet test. Për ata nga kategoria e portokalltë dhe e kuqe, rregulla mbetet e pandryshur, përkatësisht test I detyrueshëm për të gjithë prej moshës gjashtëvjeçare.
Hollësi dhe sqarime shtesë rreth vendeve, sipas informatave të korrespondentes së MIA-s nga Athina, do të kumtohen nga Ministria greke e Turizmit.
Lidhur me masat e Greqisë, Hardeljas kumtoi se që të evitohen radhët para shitoreve, nga e shtuna, me brendinë, do të lejohet nga një person në 16 metra katrorë, e jo në 25 siç ishte deri më tani; do të happen këndet e lojërave për fëmijë, por vetëm në ambiente të hapura, ndërsa sërish do të happen luna parqet.
Prej 1 korrikut do të fillojnë me punë edhe kinematë me 50 për qind të kapacitetit, ndërsa për vizitorët I detyrueshëm do të jetë self testi negative apo certifikata për vaksinim.
Zëvendësministri grek I Mbrojtjes Civile kumtoi se komisioni kompetent ka vendosur, të vaksinuarit të mund të stërviten pa maska nëpër palestra.