Ndryshe nga të tjerët, Indonezia vaksinimin e nis me të rinjtë

33

Indonezia ka përgatitur një program vaksinimi masiv falas COVID-19, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit dhe për të “rikthyer në jetë” sërish ekonominë. Por, vendi ka një qasje dukshëm të ndryshme ndaj shteteve të tjera. Në vend të vaksinimit të personave të moshuar në fazën e parë, pas punëtorëve të vijës së frontit, Indonezia do të vaksinojë ata që punojnë nga mosha 18 deri në 59 vjeç.

Por, pse të rinjtë përpara të moshuarve? Profesor Amin Soebandrio, i cili e ka këshilluar qeverinë indoneziane për strategjinë e saj “së pari rinia”, argumenton se ka kuptim të vendoset përparësi te njerëzit që punojnë për imunizimin. Thënë ndryshe, ata “që shkojnë jashtë shtëpisë në të gjithë vendin dhe pastaj natën kthehen në shtëpi te familjet”.

“Ne po synojmë ata që ka të ngjarë të përhapin virusin”, tha Soebandrio për BBC. Ndër të tjera, eksperti argumentoi se kjo qasje do t’i jepte vendit shansin më të mirë për të arritur imunitetin e tufës, diçka që ndodh kur një pjesë e madhe e një komuniteti bëhet imune, përmes vaksinimeve ose përhapjes masive të një sëmundjeje.