Shkup, 23 korrik – Përfundoi vendosja e ndriçimit të ri rrugor në rrugën “1550” në një gjatësi prej 600 metrave në zonën industriale Vizbeg, informojnë nga Komuna e Butelit.
Theksojnë se janë vendosur 27 shtylla metalike, ku janë instaluar 27 llamba natriumi. Kryerës i punëve është firma Inxheniring nga Shkupi. Mjetet janë siguruar nga buxheti i Komunës së Butelit.