“Ndrangheta është imponuar në tifozllëkun e organizuar duke ushtruar kështu një kontroll të vërtetë mbi grupet që mbështesin Juventusin”! Është pikërisht kjo ajo që shkruan gjykata e Torinos gjatë sentencës së procesit “Alto Piemonte”, që mes çështjeve të ndryshme është fokusuar edhe mbi marrëdhëniet mes bosave të mafias dhe botës së stadiumeve. Pikërisht në lidhje me këtë akuzë, sipas asaj që raporton “ANSA”, i pandehuri Roço Dominello është dënuar me shtatë vite e nëntë muaj burg.
Administrimi i biletave për ndeshjet e Juventus, si dhe shitja e tyre me çmim të rritur formalisht i është referuar grupeve të tifozëve të organizuar, të cilët ndonëse duke ushtruar një forcë kërcënuese ndaj klubit, ushtrojnë aktivitetin e tyre gjithsesi nën kontrollin direkt të ndrangheta. Është ky një nga mesazhet e seancës së procesit “Alto Piemonte”, i zhvilluar në gjykatën e Torinos.