Prishtinë, 22 dhjetor – Ajri në Kosovë kohë më të gjatë është i ndotur, por në Prishtinë në periudhë të gjatë ndotja është mbi të lejuarën. Autoritetet në Kosovë i kanë ftuar qytetarët që të evitojnë qëndrimin jashtë, sidomos në vendbanimet më të populluara. Kur indeksi i cilësisë së ajrit arrin 50 PM grimca, llogaritet si normal. Në kryeqytetin e Kosovës këtyre ditëve janë matur 242 PM grimca, që do të thotë se atje ajri është mjaft i rrezikshëm për shëndetin. Shkaktarët kryesorë për ndotjen e ajrit në Kosovë janë TEC Obiliqi, automjetet dhe materiet djegëse.