Ndotja e Detit të Kuq, Egjipti ndalon përdorimin e plastikës

Provinca egjiptiane në Detin e Kuq do të vendosë ndalimin e plastikës në përpjekje për të luftuar ndotjen dhe mbrojtjen e mjedisit, thatë martën guvernatori Ahmed Abdallah. Ndalimi do të zbatohet për restorante, supermarkete, dyqane, farmaci dhe anijet turistike që lundrojnë përgjatë bregut të krahinës.

Kjo do të vlejë edhe për hotelet në Hurghada, kryeqyteti i provincës dhe në vende të tjera në krahinë, raporton AP. Lugë plastike, pirunë, thika, gota dhe enët plastike gjithashtu do të jetë në mesin e sendeve të ndaluara.

“Kjo është një luftë kundër ndotjes së detit me plastikë,” tha guvernatori, duke shtuar se të gjitha mbeturinat po mbarojnë në Detin e Kuq. Ndalimi do të hyjë në fuqi në qershor dhe se sipas Abdallah fushata do të jetë një betejë e vështirë.