Ndotja e ajrit shkakton humbje të madhe të shkallës së inteligjencës, sipas një hulumtimi të fundit, që indikon se dëmet ndaj shoqërisë që shkakton ajri toksik është shumë më i madh se sa që mendohej, raporton Guardian, shkruan Periskopi.
Hulumtimi ishte bërë në Kinë por vlen për mbarë botën, me 95% të popullësisë botërore që thithë përditë ajër të pasigurtë. U gjet se nivelet e larta të ndotjes janë shenjues të rënies në pikët e testeve në gjuhë dhe aritmetikë, me një impakt mesatar ekuivalent me humbjen e një viti nga edukimi i një personi.
Edhe hulumtimet e mëparshme kishin zbuluar që ajri i ndotur e dëmton performancën kognitive të studentëve, por ky është i pari që ka ekzaminuar njerëzit e të gjitha moshave dhe pa bërë dallime mes grave dhe burrave./Periskopi