Ndotja është lidhur me 9 milionë vdekje të parakohshme në mbarë botën në vitin 2015, sipas një raporti të ri të revistës shkencore “The Lancet”. Vdekjet zakonisht kanë ndodhur në vende me të ardhura të ulta apo mesatare. Bangladeshi dhe Somalia rezultojnë më të prekurat, ndërsa Brunei dhe Suedia janë vendet me më pak raste vdekjesh. 2/3 e këtyre rasteve ose 6.5 milion janë nga ndotja e ajrit dhe janë shkaktuar nga sëmundje joinfektive të lidhura me ndotjen, të tilla si ato të zemrës, ishemia dhe kanceri në mushkëri. Këtu përfshihen ndotje nga burime të jashtme të tilla si gazrat shtëpiake si druri i djegur apo qymyri.