Më shumë se 400 shkolla në Johor të Malajzisë janë mbyllur pasi 75 nxënës kanë përjetuar vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella.
Në mars, rreth katër mijë njerëz – kryesisht fëmijë, u sëmurën pasi mbeturinat kimike u hodhën në mënyrë të paligjshme në një lumë.
Më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme si dhe 300 kopshte private ishin ndër ato që u urdhëruan të mbylleshin përkohësisht këtë javë, njofton Bernama.